Royal Beverage, prodhuesi i brendit të njohur RC Cola në Kosovë, pati nderin të mirëpresë Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, z. Bohumil Mazánek.
Vizita u zhvillua në ambientet e kompanisë në prani të delegacionit të Komunës së Gjilanit, të udhëhequr nga nënkryetarja znj. Leonora Morina Bunjaku.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe promovimit të industrisë vendore në tregje më të gjera.
Komunikata e plotë:
Sot patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim në ambientet e kompanisë sonë Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, z. Bohumil Mazánek, së bashku me delegacionin shoqërues nga Komuna e Gjilanit, të udhëhequr nga nënkryetarja znj. Leonora Morina Bunjaku.
Gjatë vizitës, mysafirët u njohën nga afër me procesin e prodhimit, standardet e cilësisë dhe shtrirjen e kompanisë në treg.
Z. Mazánek u shpreh i impresionuar nga potenciali ynë dhe theksoi përkrahjen për nisma të reja përmes platformave të bashkëpunimit B2B.
Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen! Me padurim presim bashkëpunime të reja dhe të frytshme në të ardhmen.
#MadeinKosovo #RoyalBeverage #RCCola #RedRain #frostea #embassy #komunagjilan #gjilan