“Lugina e shtypur”, kështu është quajtur konferenca e cila u mbajt dje në Bujanoc, e organizuar nga #zeropozitive, në bashkëpunim me Rininë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan.
Erlehta Osmani kryetare e rinisë tha se RDK-ja e Gjilanit, bashkë me kryesinë e qendrës, kemi takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Shukri Imerin, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Ragmi Mustafën, si dhe të rinjtë e partive shqiptare të Luginës.
Po ashtu, kemi bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit të shquar të Luginës, Jonuz Musliut.
Sot, ishte një ditë e veçantë, një ditë e cila të mbush me motiv për të vazhduar këtë rrugëtim që kemi nisur shkroi Erlehta Osmani.
Ndërsa Gentian Nevzati – zëdhënës i RDK tha se pas takimeve, me të rinjtë, shokët tanë të Luginës, kemi zhvilluar një shëtitje në sheshin e Preshevës, me të rinjtë e këtij qyteti. Ne, rinia kudo që jemi, ndjejmë përgjegjësinë edhe të secilit institucion, për të kontribuar, për të ecur tutje çështja e interesit nacional, si të drejtat themelore të njeriut, zhvillimi ekonomik dhe mënjanimi i çdo lloj margjinalizimi.
Qytetarët e Luginës, nuk mund të jenë vetëm, përball situatave të reja në Ballkan, aq më pak ndaj sfidave që imponon Serbia ndaj tyre si në arsim, njohja e diplomave, punësimi në nivelin qendror e lokal, përfaqësimi politik dhe institucional i shqiptarëve dhe çështje tjera që rikonfirmojnë vullnetin e të gjitha shteteve për fqinjësi të mirë dhe reciprocitet.
Ne, përkrahim fuqishëm interesin e qytetarëve të Luginës, në veçanti të rinisë së Luginës dhe do të jemi gjithmonë së bashku!