Opozita (PDK) duhet të ngrihet në këmbë për ta alarmuar opinionin e brendshëm dhe mekanizmat e jashtëm ndërkombëtar për rrezikun e instalimit të një pushteti autoritar, në Republikën e Kosovës!
Ndërhyrja e pushtetit, nëpërmjet policisë, ndaj disa mediave “kryeneqe” të pavarura, siç është edhe “Insajder”-i, nuk përkon me sundimin demokratik të rendit dhe ligjit në shtetin demokratik të Kosovës.
Përkundrazi, mospërmbushjen e zotimeve e të përgjegjësive që ka qeveria Kurti karshi nevojave emergjente të qytetarëve dhe vet shtetit, ka vënë në veprim kërcënimin edhe ndaj mediave të lira, duke kërcënuar kështu instalimin e një pushteti (të paralajmëruar) autoritar.
Dorën në zemër, disa syresh, madje edhe këto që sot po atakohen nga pushteti, përmes propagandës kundër krahut të luftës në PDK, vet ia kishin mundësuar Kurtit (LVV-së) ardhjen në pushtet, duke ia dhënë çekanin me dorën e vet, për t’i goditur sot.
Sidoqoftë, sulmi ndaj mediave të pavarura, dhe kërcënimi i vazhdueshëm nga pushtetarët aktual të VV-së, është i papranueshëm dhe si i tillë kërcënon parimet bazë të një sistemi demokratik – lirinë e mediave.
Shefik Surdulli /anëtar i kryesisë së PDK, Gjilan/