Lajmi i publikuar sot, në gazetën portalin “Bota Sot”, me titull “Kërcasin përsëri grushtet në PDK në Gjilan”, është lajm krejtësisht i pavërtetë. Kjo shpifje, e lansuar nga kjo gazetë ka si qëllim prishjen e imazhit të PDK-së dhe zbehjen e ecurisë së procesit të brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës.
Me këtë reagim, duam të njoftojmë opinionin dhe mediat se Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan është më e bashkuar se asnjëherë më parë dhe se nuk ka asnjë ndarje, nuk kishte asnjë konflikt.
Për këto shpifje, do të deponojmë padi, sepse nuk është hera e parë që kjo gazetë dezinformon opinionin.
Me nderime,
Dega e Partisë Demokratike në Gjilan