Të sulmosh një biznes që e kam ngritur me duart e mia prej vitit 2004, me sakrificë, punë të ndershme dhe me shumë përkushtim, është kulmi i njerëzve të ligë. Fotografimi i pronës private për qëllime politike është metodë e ulët dhe tregon mungesën totale të moralit dhe ideve për qytetin tonë.
Është e turpshme që nga zyra e Kryetarit të dalin goditje të tilla ndaj një qytetari që gjithë jetën e vet e ka investuar në punë dhe zhvillim, e jo në pazare politike. Jam djali i dy profesorëve, e gjithçka që kam arritur është me ndershmëri, e me idealizëm për punën.
Në vend që të garojnë me ide dhe projekte për të ardhmen e qytetit, disa zgjedhin baltosjen dhe shpifjet. Por ata që më njohin mua dhe familjen time e dinë të vërtetën.
Unë nuk fshihem. As pas targave, as pas emrave. Unë jam këtu, ballëhapur. E kërkoj një garë të ndershme. E nuk lejoj askënd ta njollosë familjen time e punën time me gënjeshtra.