Kryetari Shpend Ahmeti ka kundërshtuar zhvillimin e superderbit Gjilani – Drita në stadiumin e Prishtinës, duke shprehur gjelozinë që Gjilani ka një derbi të tillë dhe Prishtina e Mitrovica jo.
Ne, si Gjilanas i bëjmë me dija kryetarit se superderbi Drita-Gjilani është vlerë sportive jo vetëm e qyetarëve gjilanas por e tërë Kosovës.
Shpresoj kryetari Ahmeti më shumë të merret me problemet e qytetarëve prishtinas (ndriqimi, transporti, kanalizimi, uji etj.), sesa me ata gjilanas.
Sai përket stadiumit të Prishtinë, ai nuk është vetëm i Prishtinës, sepse është ndërtuar dhe rirenovuar me para te qytetarëve të Kosovës (edhe te gjilanasve), ndërsa pronësinë mund ta kërkojë kryetari Ahmeti.
Bëjë thirrje dy supertifozërive gjilanase (Intelektualve dhe Skifterave), të sillemi në frymë sportive dhe të edukuar, në mënyrë që derbi të dëshmojë se është vlerë ballkanike dhe jo vetë gjilanase e kosovare.
Suksese për dy ekipet gjilanase.
Burim Haliti,
Intelektual gjilanas
Gjilan, më
5 Prill 2019