Qytetarë, mos i përkrahni brejtësit e komunës e të shtetit. Keqpërdorimi i pushtetit komunal vazhdon…
Sikur përgjatë gjithë këtyre viteve, po sidomos në fushata zgjedhore, kreu i komunës Lutfi Haziri dhe stafi i tij primitiv, skajshëm e politizon qeverisjen komunale në të gjithë sektorët e saj.
Ai e bën këtë duke i keqpërdorur hapësirat publike të komunës si dhe duke bërë shpenzime të paarsyeshme nga paraja publike e qytetarëve tanë.
Kryetari i komunës mban fushatë elektorale
në tempullin e dijes, në biblotekën rajonale.
Këtu ai me vite mban takime e promovime politike, ndërsa në këtë fushatë edhe hapur, në orar të punës, duke penguar studentët dhe nxënësit për të cilët është e destinuar kjo biblotekë.
Në vazhdën e këtyre shkeljeve, para disa jave ka filluar punësimi për nevoja elektorale në secilin sektor të komunës dhe tashmē ka angazhuar disa dhjetera militantë dhe nevojtarë për kompenzim me votë zgjedhore.
Kryetari, pamëshirshëm dhe me vite të tēra e bën brejtjen, grryerjen dhe rrënimin e kësaj komune që ishte shembull i rregullit, i respektit dhe i zhvillimit.
I ftojmë me këtë rast dhe i lusim sinqerisht qytetarët e komunës tonë që në këtē proces zgjedhor (dhe anjëherë tjetër) tē mos i perkrahin degraduesit e përhershëm të shtetit e të komunës. Ata përherë na pervidhen në këto procese dhe na kanë ardhë në maje të shtetit. Mos ti lejojmë së paku tani e tutje.