Në Zvicër vazhdon të jetë aktuale fitorja ndaj Serbisë, por edhe mënyra e festimit të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.
Pikërisht me mënyrën e festimit nuk është pajtuar Natalie Rickli, deputete e Partisë Popullore në Zvicër. Ajo ka qenë aktive gjatë ndeshjes në llogarinë e saj në “Twitter”.“Super gol nga Xhaka, dhe çfarë po bënë ai për Kombëtaren tonë? Shqiponjën shqiptare”, ishte postimi i parë nga Rickli ku ia bashkëngjiti një figurë nervoze.
Me të përfunduar ndeshja Rickli ka shpërthyer në llogarinë e saj, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe Shaqiri. 41-vjeçarja ka thënë se golat nga Xhaka dhe Shaqiri nuk ishin për Zvicrën por për Kosovën.“Nuk mund të jem e lumtur me të vërtetë. Dy golat nuk janë shënuar për Zvicrën por për Kosovën”, ka shkruar Rickli. “Nëse Përfaqësuesja e Kosovës fiton një ditë unë do të jem e lumtur për ju, por në Kampionatin Botëror ne jemi me Zvicrën”, tha ndër tjera deputetja zvicerane.Postimi i dytë nga Natalie Rickli ku u komentua jashtëzakonisht shumë nga tifozët zviceranë që mbrojtën dy futbollistët tanë. E pas këtyre statuseve, llogaria e Rickli në Twitter është pushtuar nga tifozët e Zvicrës, të cilët kanë kërkuar nga ajo që t’i largojë ato, pasi kanë dalë në mbrojtje të futbollistëve më të mirë që kanë, Xherdanit dhe Granitit.