Dy prej karateistëve më të mirë që ka Kosova, Alvin Karaqi dhe Herolind Nishevci kanë reaguar ndaj vendimit të autoriteteve të Serbisë që të mos i lejohet hyrja në Serbi delegacionit të Kosovës.
Karaqi dhe Nishevci kanë qenë shpresat e Kosovës për medalje në Kampionatin evropian të Karatesë që zhvillohet në Novi Sad dhe në reagimet e tyre shihet qartë që janë të zhgënjyer që u është ndaluar pjesëmarrja dhe politika i ka futur sërish duart në sport.