Pas reagimit të klubit “SC Gjilani” në lidhje me incidentin pas ndeshjes Gjilani – Llapi, me ç’rast u sulmua gjyqtari anësor Meriton Berisha kanë reaguar edhe klubi i tifozëve “Skifterat”, shkruan Gazetasheshi.com.
Të kontaktuar nga “Gazeta SHESHI” kryesia e Skifterave pohon se për rastin janë informuar në media dhe në kohën e incidentit kanë qenë në festë me lojtarët në tribina siç edhe shihet edhe në kronikat e ndeshjes.
Tifozët e ‘kuqebardhëve’ kanë deklaruar se: “Nuk i dijmë arsyet dhe nuk qëndrojmë prapa këtyre ngjarjeve. Vetë mysafirët u falenderuan publikisht për mikëpritje, ndërkohë që shpresojnë se pasojat e akteve të pahijshme të mos u mvishen neve si tifozë. Ne synojmë dhe do të vazhdojmë të jemi në mbeshtetje të lojtarëve çdo ndeshje”.
Menjëherë pas këtyre akteve të dhunës u distancuan edhe drejtuesit e klubit gjilanas, të cilët përveçse e dënuan gjestin e pahijshëm të disa personave zyrtarë edhe ftuan organet e rendit që të merren me rastin.