Takimi ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Me dy gola të shënuar nga, Edon Sadriu, Llapi arrit t’i marr tre pikë të vlefshme nga ky takim q që u mbyll me rezultatin final në 0:2
Për këtë humbje ka reaguar edhe tifo-grupi i Gjilanit, “Skifterat”, ku shkruajnë:
Me recitime nuk shpërlahen pazaret!
Lojtarët e Llapit sot fituan ndeshjen fal angazhimit dhe dëshirës së tyre më të madhe, dhe me meritë arkëtuan tre pikët shumë të nevojshme për ta!
Tahir Batatina i cili paska belbëzuar ne recitalin e tij duke mos thënë asgjë përveq asaj se që themi ne se në Gjilan luhet futboll pa kalkulime nuk mund ta largoj nga vetja epitetin që gëzon për shumë vite për të cilin ka njohuri krejt Kosova, atë të Tugjarit!
Na vjen keq për futbolldashësit e Podujevës që mund të ndihen të ofenduar, por ne besojmë se një pazargji si ky përfaqëson vetëm interesat e veta dhe asnjëherë kulturën dhe traditën e pastër të futbollit llapjan.
#meNder