Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka dekalaruar se e konsiderojnë të pa pranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni.