Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë me rezultat 2:0.
Ai e cilësoi këtë sukses si një nga më të mirët në historinë e përballjeve me suedezët, duke theksuar rëndësinë e saj në garën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Shkrimi i plotë:
Rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën. Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup.
Gëzuar!