Shefi i grupit të LDK-së, Avdyl Aliu, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se pas 32 vitesh qeveria aktuale ka larguar nga agjenda e “Flakës së Janarit”, akademinë për ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.
Shkrimi i plotë:
Presidenti kish me thënë ” fali Zot se nuk dijnë”…
Kështu po ja kthejnë besimin qytetarit të Gjilanit koalicioni qeverisës, prej ditës së parë veq tu prishë dhe tu anulu procese dhe projekte (autostrada, stadiumi, sheshi i qytetit, parqet e qytetit, stanishorka, impianti i ujerave te zeza etj etj).
Tash i paskan hy edhe historisë me ç’ba dhe me ç’bi!!!
Merreni me mend, në 32 vjetorin po e hjekin akademinë për presidentin Rugova nga Flaka e Janarit.
Më shumë se sa fyerje për presidentin Rugova, kjo paraqet fyerje për historinë e lavdishme të Kosovës dhe popullit shqiptarë.
“Ra edhe kjo Flakë e Janarit e u pamë” !