Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një shkrimi ka reaguar ashpër, pasi që qytetarët po marrin gjoba e sidomos të rinjët e papunë, kurse është shumë e padrejtë pasi në këtë kohë po mbahen tubime madhështore nga partitë politike.
Postimi i plotë i Arbër Ismajlit:
Lufta për gjobitje të qytetarëve, e sidomos të rinjëve të papunë, për maska, është shumë e padrejtë në raport me tubimet madhështore të politikanëve në fushatë zgjedhore. Reflektoni dhe ndalni ndëshkimet, sepse xhepi i qytetarëve është më i varfër se i politikanëve.