REAGIM
Kategoria e Juniorëve të Gjilanit këtë edicion po tregojnë më së miri se përkushtimi dhe puna sjellin rezultate.Ekipi i udhëhequr nga profesor Refik Rexhepi kryeson renditjen tabelare të Superligës së kësaj kategorie me 50 pikë të tubuara.Në këtë kategori skuadra e Gjilanit ka shumë talentë të cilët po tregojnë lojëra të mira dhe po sjellin rezultate fantastike,ku një ndër ta është edhe sulmuesi i krahut Altin Aliu i cili ka rezlizuar 21 gola në këtë edicion garues dhe kryeson listën e gola shënuesve.Gjithashtu këto ditë përfaqësuesja e Kosovës për kategoritë U-19 po zhvillon raundin kualifikues për Europianin e kësaj grupmoshe në Portugali,ku vlen të ceket se sulmuesi ynë Altin Aliu,nuk ka marrë ftesë nga përfaqësuesja edhe pse ai po bën dallimin në këtë rang garash,ku po realizon thuajse në qdo ndeshje dhe po e ndihmon ekipin drejt titullit kampion.Ne si kryesi bëjmë apel tek organet kompetente deri tek kryetranieri i kësaj kategorie Ramiz Krasniqi që mos të anashkalohen më talentët tanë sikurse rasti i futbollistit Altin Aliu,pasi që Kosova ka nevoj për lojatër të tillë i cili me kohë ka treguar kualitetet e tijë si futbollist dhe cilësit e tijë po shifen në fushën e lojës.
Kryesia e “SC Gjilanit”
Gjilan,23 Mars.