Shefi i grupit të LDK-së, në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Avdyl Aliu, ka reaguar ashpër ndaj atyre të cilët komentuan dhe kritikuan Drjetorin e Bujqësis, Ramiz Ramadanin, për blerjen e lopëve qumshtore, shuma e cila janë blerë lopët është mjaftë e lartë.
Përmes një statusi në facebook, Aliu ka përkrahur Drejtorin e Bujqësis, duke i dhënë përkrahje dhe të vazhdojë punën në mënyrën më të mirë të cilën është duke e bërë Ramiz Ramadani.
Ja postimi i plotë( i pakorigjuar ):
Jemi në rrezik prej të padishmëve, ti ja dhezë dritën me i ba dritë e ai te të tjerët të alarmon ty në stilin: mulne se filani kalli diçka, thirrni zjarrëfiksat… edhe bon alarm!
Në këtë rast i padishmi të bjen në situatë që ti nuk mundesh me tregu që je i mirë dhe ke ba një punë të mirë, po duhesh me u mundu para të tjerëve me tregu qe nuk ke ba keq (që e ke kallë dritën) dhe që nuk je i keq!
Drejtor Ramiz Ramadani, vazhdo me punë të mira.