Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të tmerrshëm që ka qarkulluar sot në media ku një infermiere ka rrahur një të moshuar në një shtëpi të moshuarve në Pejë, shkruan Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se kushdo që shkel “Betimin e Infermierit” duhet t’i merre licenca e punës dhe të dënohet.
Postimi i plotë:
Betimi i Infermierit!
Kushdo që e shkel atë duhet t’i mirret licenca dhe të denohet sipas legjislacionit në fuqi.
Për shkeljen e betimit dhe sjelljen ç’njerëzore të infermiereve në Pejë ndaj të moshuarës, duhet urgjentisht Oda e Infermierëve të inicoj procedurën për marrje të licencës sipas ligjit në fuqi.