Më 7 prill, nëse nuk gabohem, është mbledhur Kuvendi Komunal në Gjilan, për të miratuar rritjen e buxhetit, me arsyen përballimin e krizës së shkaktuar tek qytetarët, nga pandemia Covid 19.
Shumë foto shohim çdo ditë të zyrtarëve komunal e militantëve të partisë në pushtet, duke shpërndarë pako ndihmash nga këto mjete të miratuara, tek familjet që kanë nevojë.
Logjikisht, rrjedhë pyetja: “A po i marrin këto ndihma, ato familje që vërtetë gjenden në kushte të rënda dhe që kanë nevojë”?
Pa dashur që kjo situatë të shfrytëzohet për ta thumbuar apo ngacmuar dikë politikisht. Por, lajmi më poshtë, lë shumë për të dyshuar. Pastaj tjetra! Fakti që personalisht unë njohë dhe më kanë kontaktuar dhjetëra familje në gjendje të rëndë ekonomike, duke më pyetur për ndihmë sepse nga Komuna nuk po përkrahen.
Tjetra! Fakti që ne si Lëvizje në Gjilan, kemi përfaqësuesin tonë në Shtabin Emergjent, por i cili anashkalohet dhe përjashtohet nga organizimi tërësisht!
Prapë tjetra! Kemi dërguar një listë të këtyre familjeve, por deri më sot nuk dimë të paktën që ndonjëra prej tyre është përkrahur apo ndihmuar nga Komuna.
Me të vërtetë, me vjen keq që “njerëzillëku” nuk gjindet në mesin tonë as në ditë të vështira si këto që po i përjetojmë. Duhet ndihmuar dhe tejkaluar çdo përkatësi politike në raste si këto, dhe jo shfrytëzuar momentin për t’ia kujtuar këtë qytetarëve më vonë. Se fundja, janë taksat e tyre që e bëjnë të mundur një gjë të tillë.
P.S Pa lejen e kolegëve, por po e zbulojë, që pikërisht familja e personit për të cilin flet lajmi, është ndihmuar dy herë deri më tani, nga Qendra e Lëvizjes në Gjilan. Mund mos ta keni ditur, sepse asnjëri nga ata nuk ka shfrytëzuar nga rasti për të bërë foto dhe plasuar në facebook.