Gjendje lufte frontale me Covid-19
Sot kemi 36 jetë të humbura.
Ngushëllime familjarëve!
Por tanimë gjendja ka eskaluar plotësisht.Tash nuk ka fjalë e fjalime politike. Pushimet duhen të ndërpriten. Pozita e pushteti kanë rol ekzekutiv dhe duhet kërkuar ndihmë por edhe opozita duhet pranuar dorën e bashkëpunimit pa u hamendur. Ndaloni punët e tjera e përkrahni mantelbardhët, ‘ushtarët’ e vijës së parë të frontit në luftën me Covid-19.
Ju lutemi, ofroni të gjitha qendrat e mjekësisë familjare për vaksinim, në çdo lagje e fshat, në secilin qytet të Kosovës. Qytetarë vetëdijësohuni e mbani maskën, higjienën e distancën e nevojshme. Është gjendje alarmante dhe ta luftojmë bashkë, pa dallime, pa hezitim e pa kompromis.Virusi po merr jetë pa u ndalur e pa mëshirë!
Bashkë ia dalim, vetëm nëse bashkë bëhemi!
Valentina Bunjaku Rexhepi-deputete