Përmes faqes zyrtare në llogarinë e rrjetit social “Facebook”, Klubi Futbollistik “Drita” ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar në kryeqytet ndaj Prishtinës, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, shkruan Gazetasheshi.com.
Sipas zyrtarëve të klubit ‘bardhekaltër’ nga Gjilani ata u ofenduan dhe u fynë nga zyrtarët e klubit kryeqytetas, të cilët vijnë pikërisht nga qyteti i Gjilanit.
Ndër të tjerash thuhet se skuadra e tyre e meritoi fitoren në përballje me kryeqytetasit, por mbeten të kënaqur me objektivin e arritur.
Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e plotë zyrtare:
“Kemi marr nje pikë shumë të rëndësishme në stadiumin Fadil Vokrri përball ekipit të Prishtinës.
Në një ndeshje shumë rivalizuese dhe e përgaditur më shumë për presion dhe fyerje ndaj zyrtarëve të klubit tonë nga tifozë vendas që ishin prezent në stadium e ku dukej që po udhëhiqeshin nga zyrtarët”Gilangji” të klubit Prishtinas.
Nga ndeshja e treguar, kemi mundur që të kthehemi me pikë të plota, por që fati sot nuk ishte në anën tonë.
Vazhdojmë me punë e përkushtim deri në arritjen e synimeve tona të përbashkëta”.