Një policë ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në Veri të Mitrovicë, pas kësaj përmes një statusi në ‘Facebook’, ka reaguar edhe i pari i Gjilanit.
Hyseni i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë në detyrë, ndërsa policit nga qyteti i Gjilanit i ka uruar shërim sa më të shpejtë.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Pas sulmit në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit, është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
Sulmi terrorist e kriminal duhet të dënohet. Beogradi zyrtar, duke mbështetur sulmin kriminal e terrorist, po sulmon Kosovën.
Nga Velekinca e Gjilanit kemi edhe një polic të plagosur, Alban Rashiti, i cili tashmë ka kryer intervenimin me sukses dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.