Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi ka reaguar menjëherë pas barazimit të “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupit A, për kualifikimet “Euro2020”, derisa golin e vetëm të kosovarëve e shënoi Arbër Zeneli në minutën e 61-të.
“Fati na mungoi, kemi pas shumë raste të mira me shënu golin e dytë, por nuk e patëm nafakën. Besoj që kemi luajtur lojë të mirë,” ka thënë Halimi.
Kosova ndeshjen e ardhshme e luan kundër Malit të Zi, më 7 qershor, në Podgoricë.