Tërmet në Kryesinë e PDK-së në Gjilan – Vetemërimet për Drejtor drejtoratesh
Aktivistët e ndershëm të PDK-së që nuk mirëkuptuan zhgënjimin tim në prag të zgjedhjeve komunale të 17 Tetor ’21 me politikën e brendëshme të PDK-së dega në Gjilan, u kujtoj se ai zhgënjim kishte për bazë ngjashmërinë me shembullin e djeshëm banal brenda degës së PDK-së në Gjilan.
Pra, sipas asaj që po e japin mediat, një Komision i zgjedhur nga Kryesia e Degës për të verifikuar kndidaturat potenciale për drejtor dhe nënkryetar të komunës, për bashkëqeverisje komunale me VV-në, pastaj, si të seleksionuar ta sillnin në Kryesinë e Degës për procedim të mëtutjeshëm për miratim ose jo, ata, pa asnjë fije ngurrimi etik, në stilin “ti mua, unë ty” u vetemruan për Drejtor drejtoratesh.
Tani po pyes;
A ka ndonjë nga aktivistët real të PDK-së “me shpirt, me mendje e me zemër” që do të thoshte se çdo gjë është në rregull, vazhdojmë tutje.
Pra, kjo nuk është PDK-ja që desha unë!
Tani, shumëkush nga ju mund ta ktheni mbamendjen tuaj kur unë kisha mospajtime edhe me ish Kryetarin Qemajl Mustafa, veçse, ta dini, diferencat tona kanë qenë më të vogla se këto të Komisionit aktual verifikues.
E tërë ajo zhurmë e ato mospajtime ishin në funksion të qëllimeve më të mira për ta organiziuar sa më mirë Degën tonë.
Ndërkohë që, Komisioni aktual ka shkelur gjitha normat; ligjore, politike dhe etike.
Thjesht, kërkuan argati katërvjeçare nga aktivistët e ndershëm të PDK-së për të rahatuar veten e tyre pa përfillur asnjë normë politike, ligjore, morale e meritokratike.
Këto veprime të “detyrojnë” të largohesh përditë ngapak.
Tani, çfar faji kam kam unë në këtë katrahurë kur nuk jam pjesë e asnjë komisioni brenda PDK-së e as anëtarë i Kryesisë?!