Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, tha se rezultati i referendumit të nesërm do të ndikojë ndjeshëm në reputacionin dhe pozitën e Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare.
Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të votojnë në këtë referendum.
“Suksesi i referendumit të nesërm do të dërgonte një mesazh të fortë për përkushtimin e Serbisë ndaj idealit të një gjyqësori të pavarur dhe dështimi i tij do të interpretohej si mungesë e përkushtimit të shoqërisë sonë ndaj reformave dhe vlerave evropiane. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe si nënkryetar i SNS-së, veçanërisht progresistëve serbë, që të dalin në referendumin e Republikës më 16 janar dhe të votojnë “PO”, ka shkruar ai në një postim disa pjesësh në Twitter.
Reagon Gjuriq: Rezultati i referendumit do të ndikojë në reputacionin e Serbisë te ndërkombëtarët
