Gjatë ditës së sotme, Gramoz Vokrri nuk është certifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për të kandiduar për kryetar të institucionit më të lartë të futbollit vendor.
Me këtë vendim, kryetari aktual Agim Ademi ka mbetur kandidati i vetëm për postin e të parit të FFK-së.
Komisioni i FFK-së konstatoi që nënshkrimet e klubeve të Ulpianës, Prishtinës dhe Kikës janë jo-valide, Vokrrit i mbeten vetëm 13 nënshkrime sipas tyre dhe me ato nënshkrime nuk mund të kandidojë.Vokrri ka reaguar para pak çasteve – ku thotë se kjo tregon tendencën për të eliminuar konkurrencën, teksa ka publikuar me dokumente nënshkrimet e Kikës, Ulpianës dhe Prishtinës.