Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve për manipulim me vota në QNR, pas raportimeve në disa media.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë parregullsitë eventuale dhe të marrin masat e duhura konform ligjit.
“Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta, i falënderoj nga zemra. Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore. Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se AAK i konsideron të shenjta pluralizmin dhe demokracinë e brendshme.
“Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta”, është shprehur Haradinaj.
Reagimi i plotë i Haradinaj:
Të dashur qytetarë,
Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra. Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore. Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit. Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta.
RH