Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’, rreth situatës së fundit për letërzotimin për anëtarsimin e Kosovës në KiE shkruan Radio Star.
Haziri thotë se ky letërzotim është bërë tinëz presidentës së vendit Vjosa Osmani dhe pse tani është bërë në këtë moment pa dijenin e saj.
Shkrimi i plotë:
Përse letërzotimi dhe përse tinëz Presidencës?!
Kush mund të besojë që paska edhe këso qëndrimesh me adresu letër në ditën e anëtarësimit në KiE, në kohën kur Presidentja, Kryeministri dhe Kryetari Kuvendit e kanë nënshkruar letërzotimin pikërisht për KiE dhe pikërisht për anëtarësim?!
Përse ky letërzotim tash dhe përse tinëz Presidentes?
Kur këta eksponentë nuk janë të besueshëm, kush tjetër duhet të jetë?!
E keni zvarritur për tokë këtë Republikë, por mos na bëni të besojmë se Republika është e përkohshme deri në fund të majit. Për ju ndoshta, por për shqiptarët kjo Republikë themelet i ka hedhë me 2 korrik 1990 dhe me 17 shkurt ka finalizuar sovrantetin. Nuk lëvizin kurrë më poshtë, por vetën më lartë me miqtë e familjen europiane, në NATO, fqinjësi të mirë dhe marrëdhënie speciale dhe permanente me ShBA.