Skuadra gjilanase FC Drita, dje pati një paraqitje fantastike kundër skuadrës belge Royal Antwerp.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një shkrimi në facebook, ka përgëzuar skuadrën për angazhim e lojë të disiplinuar taktikisht në ndeshjen e parë kundër skuadrës belge, Royal Antwerp.
Shkrimi i plotë:
Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e FC Drita në Evropë 👏⚽️🇽🇰
Përgëzoj futbolllistët dhe stafin e trajnerëve për angazhim e lojë të disiplinuar taktikisht në ndeshjen e parë kundër skuadrës belge, Royal Antwerp në Ligën e Konferencës.
Prezantimi i tillë i denjë dëshmon rritjen e futbollit kosovar dhe është përvojë e mirë për suksese në të ardhmen.
Barazimi (0:0) na jep shpresa se në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, FC Drita, e ndihmuar edhe nga tifozët ‘Intelektualët’, por edhe nga tërë dashamirët e futbollit të Kosovës, do të arrijë të shkaktojë befasi dhe ta sigurojë kualifikimin tutje.
Suksese!
#BashkëPërFutbollin