Ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, po i duket absurde konstatimi i Ministrisë së Arsimit, se blerja e librave shkollorë nga prindërit, për fëmijët e tyre, do të kushtonte më lirë sesa t’i blejë MASHT-i vetë, me shumicë.
Ai ka listuar disa prej argumenteve pse një konstatim i tillë nuk qëndron, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndër to, Thaçi ka përmendur fitimin shtesë të bizneseve, si dhe faktin se prindërve do t’u duhet kohë dhe para për transport, “sepse nuk iu vijnë librat as në shtëpi e as në shkollë”. /Reporteri.net/.