Ish zëvendësministri i arsimit, Jusuf Thaçi në një postim në Facebook ka thënë se nëse marrëveshjet e Kosovës me Serbinë për energjinë (të vitit 2013 dhe 2015) janë të mira e të dobishme për Kosovën, atëherë meritat për këto marrëveshje i takojnë Qeverisë Thaçi dhe Qeverisë Mustafa.
Postimi i plotë:
Nëse marrëveshjet e Kosovës me Serbinë për energjinë (të vitit 2013 dhe 2015) janë të mira e të dobishme për Kosovën, atëherë meritat për këto marrëveshje i takojnë Qeverisë Thaçi dhe Qeverisë Mustafa.
Nëse zbatimi i këtyre marrëveshjeve arrin të realizohet vetëm tash e tutje (pas marrëveshjes së sotme për zbatimin e atyre marrëveshjeve), atëherë meritat për zbatimin e këtyre marrëveshjeve i takojnë Qeverisë Kurti.
Nëse këto marrëveshje janë të dëmshme për Kosovën, atëherë fajin dhe përgjegjësinë për këto marrëveshje dhe për zbatimin e tyre e bartin të tri qeveritë e sipër-përmendura.
Veçse, edhe nëse e marrim si të mirëqenë faktin se këto marrëveshje kanë qenë një fakt i kryer për Qeverinë Kurti, meqë LVV i ka kritikuar këto marrëveshje në të kaluarën, atëherë Qeveria Kurti duhet të jetë korrekte me pararendëset e saj, siç e pamë sot korrektësinë e partive opozitare parlamentare (PDK, LDK dhe AAK që kanë qeverisur më herët) në lidhje me marrëveshjen e sotme.