Jemi thellë të indinjuar për mos votimin e ligjit për ujërat e zeza nga ana e deputeteve te Anamoravës nga Lëvizja Vetevendosje
Ky ligj është jetik për banorët e fshatit tonë dhe fshatrave tjera të kësaj ane.
Të flasësh nga larg është shumë leht, mirëpo jetesa së bashku me kundërmimin e lumit është shumë e rëndë.
Deputetë të nderuar, para se të vendosni për të votuar për apo kundër, mendoni se këtu jetojnë fëmijët tanë dhe banorët e këtyre fshatrave.
Në qoftë se ju të nderuar keni divergjenca politike në mes vete, ne kërkojm t’i harroni ato për një moment dhe të mendoni për popullin i cili ju ka votuar, dhe tani jeni ku jeni.
Ne si këshill pos këtij reagimi publik, do t’ju dërgojm edhe kërkesën kryetares së Kuvendit dhe secilit shef të grupeve parlamentare.
Ne ju bëjmë thirrje që të krijoni një komision parlamentar që të vij në fshatin tonë dhe të shohin për së afërmi gjendjen e lumit në të cilin derdhen ujërat e zeza.
Me ratifikimin e këtij ligji do të perfitojnë të gjithë banorët pa dallime politike.
Ka ardhur koha të dëshmoni veten tuaj se duhet të bëni diqka për banorët e këtyre fshatrave.
Ne banorët nuk kemi nevojë për sqarime lidhur me “shmangëjen e procedurave të votimit”, e as nuk kemi nevojë për “spote” kinse për të arsyetuar mosvotimin e këtij ligji, sepse jeni të njejtit që mund ta bëni ndryshimin e madh duke e votuar këtë ligj, i cili është jetik për ne.
Ne jemi shumë falenderues për gjithë ata deputetë të cilët votuan ligjin, ndërsa për ata që nuk e votuan ju bëjmë me dije që janë të padëshiruar sepse ju sot treguat që nuk ia doni të mirën këtij vendi.
Mirëpo, kurrë nuk është vonë për të reflektuar pozitivisht!
Me rrespekt, Këshilli i Fshatit
Kryetari, Latif Maliqi