2020 është dasht të jetë viti i inaugurimit të stadiumit, por si duket do të mbesim edhe për tre vite në balt!!!!
Duke parë momentet e vështira që po kalojm duke luftuar me pandemin e coronavirusit dhe situatën aspak të lehetë të cilën gjindemi, me vëmendje kemi përcjellë edhe zhvillimet e fundit politike ku është votuar projekt buxheti i Kosovës për vitin 2020, por edhe vështirësit që po kalon koalicioni qeveritar, urojm që të vazhdoj dhe të punojnë në të mirë të vendit dhe të sportit në veqanti!
Në këtë projekt buxhet janë nda edhe mjete për vazhdimin e punimeve në stadiumin e qytetit e që klubi jonë FC DRITA shpreh zhgënjimin e madhë për vëmendjen që i është kushtuar nga qeveria e Kosovës këtij impianti me ndarjen e vetëm 500mijë eurove, një shume tejet të vogël për vitin 2020!
Në tabelen e punëkryesit thuhet që ky projekt do të përfundoj në Tetor të 2020, ndërsa në bazë të buxhetit dhe mjeteve që janë ndarë nga qeveria e Kosovës po shihet që ky projek do të përfundoj në fund të vitit 2023.
Renovimi i stadiumit të qytetit ka filluar në vitin 2017 dhe dinamika e punimeve më shumë është pasive se që punohet.
Për këto tri vite në ndërtim e sipër janë dy tribunat prapa portave(ende të papërfunduara)dhe asgjë më shumë, dhe ndarja e këtyre mjeteve për vitin 2020 është treguesi më i mirë se ky impiant sportiv po lihet pas dore edhe këtë vit.
Klubi tash e katër vite ka bërë investime shumë të mëdha për ndertimin e një ekipi kompetitiv, gjë që e kemi arritur, gjithashtu edhe ekipi tjetër rival që shfrytëzon këtë stadium ka bërë investime andaj këto investime meritojnë të kenë edhe kushte për punë.
Duke ditur që në këtë stadium zhvillohet një prej derbive lokal më të madhë në vend dhe rajon meriton një vëmendje më të madhe.
Derbit të cilët janë zhvilluar në këtë stadium në mes të klubit tonë FC DRITA dhe rivalit lokal Gjilani dhe atmosferat e zjarrta që janë krijar pikërisht në këtë stadium, kanë qenë determinante në vendimet për pranimin e Kosovës në Uefa dhe Fifa, prandaj qyteti jonë meriton që ky projektë për rindërtim të stadiumit të përfundoj sa më parë, sepse qyteti i futbollit e meriton një stadium modern!
Klubi jonë kërkon nga qeveria e Kosovës që të merret seriozisht me këtë projekt sepse në bazë të parashikimeve buxhetore ky projekt parashihet të përfundoj në vitin 2023 e që është e papranueshme për ne si klub dhe për qytetin tonë sepse është absurde që të pritet 6 vite për një rindërtim të një stadiumi modest.
U bejmë thirrje edhe federatës së futbollit të Kosovës, komunës së Gjilanit dhe të gjithë institucioneve që kanë të bëjnë me këtë projekt që ta ngris zërin dhe me mekanizmat e tyre të na mbështes që ky projekt të përfundoj sa më shpejt, sepse ky projekt nuk është vetëm në interes të futbollit Gjilanas por është në interes të futbollit Kosovar më përgjithësi.
QYTETI meriton stadium modern!!!
FC DRITA⚪️?