Si asnjëherë më parë, sot, para fillimit të seancës së Kuvendit Komunal në Gjilan, u bllokuan të gjitha kanalet për transmetim të seancës. Duke qenë se ka muaj që kontrata me operatorin në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka skaduar, dhe natyrshëm, sot nuk kishte mbulueshmeri nga operatori, sot edhe kanalet për transmetim në Youtube dhe linja me MAPL-në janë bllokuar.
Kjo, për faktin se pushteti kishin ardhur të përgatitur për të fyer, ofenduar e eskaluar situatën deri në përplasje fizike me anëtarët e Kuvendit nga opozita, të cilët ishin të përgatitur për ta goditur këtë pushtet, por jo me grushta e ofendime, por me fakte. E skenarin e tij, i pari i ekzekutivit nuk e pa nga brenda por nga jashtë, duke u koordinuar me anëtarët e pozitës për eskalim të situatës.
Për turp ofendimet ndaj anëtareve gra të grupit tonë, të cilat nuk po ndodhin për herë të parë, për turp kërcënimet dhe konfrontimet fizike ndaj shefit të grupit të këshilltarëve të LDK-së, për turp terri informativ të cilin po e shkaktoni për qytetarët e Gjilanit, për turp hezitimi i një kërkim falje pas gjithë asaj ngjarje që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kuvendin Komunal. Më e keqja, për turp që njerëz si ata vazhdojnë të udhëheqin komunën tonë. Njerëz që mendojnë se me dhunë ndalin fjalën e lirë, e nuk kanë guxim të përballen me faktet.
Nuk mund të na ndalin, ata vetëm treguan edhe njëherë se kush janë!
Mbetemi gardianë të qytetarëve tanë, të pathyeshëm e së bashku deri në fund!