Nesër është paraparë të mbahet seanca e kuvendit komunal të Gjilanit me fillim nga ora 09:00, por mos prezenca e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, seanca e kuvendit është shtyer me fillim nga ora 13:00.
Grupi i LDK-së, ka kërkuar që seanca të filloj më herët se ora 13:00, për shkak të disa aktiviteteve të tyre dhe finalës së kupës së Kosovës, mes skuadrës së FC Dritës dhe KF Llapit.
Komunikata e plotë:
Të dashur qytetarë, ashtu siç mund ta shihni në këtë njoftim zyrtar, seanca e Kuvendit Komunal e planifikuar të mbahet nesër, nga ora 09:00, është shtyer për në orën 13:00.
Ne si LDK kemi kërkuar që seanca të fillojë më herët dhe në momentin që kryetari është i pranishëm të vazhdojmë me pikën pyetje dhe përgjigje dhe pikat e tjera ku konsiderohet e domosdoshme prania e tij.
Këtë kërkesë e kemi për dy arsye:
1) Grupi i Këshilltarëve të LDK-së ka të planifikuar zhvillimin e një aktiviteti nga ora 15:00;
2) Ndeshja finale e kupës ndërmjet FC Drita vs KF Llapi, ku mediat gjilanase duhet me kohë të jenë të pranishme në stadiumin “Fadil Vokrri” e gjithashtu aktivitete të tjera përcjellëse.
Nuk tolerojmë në asnjë mënyrë që për vendime të gabuara të qeverisjes të marrim përgjegjësi ne!