Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 13:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.
Marko Gjuriq, u arrestua dje nga Policia e Kosovës pasi i njëjti kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, ani pse atij iu refuzua leja për ardhje në veri, ndërkaq deri më tash asnjë reagim i kryeministrit Ramush Haradinaj për këto zhvillime.