#RuajeDistancën #VendosiMjetetMbrojtëse ose #RriNshpi
Sipas burimeve plotësisht të besueshme të informimit, sot në Gjilan janë hapur numër shumë i vogël i aktiviteteve hoteliere për të dhënë kafe, pije e ushqim në stilin “mere me veti” (take away). Ka rënë në sy kafeteria PAPAKU dhe shumica e ëmbëltoreve por jo edhe të tjerat. Në këtë sektor, gjatë ditës është vërejtur një rregullësi e qarkullimit dhe e shërbimit duke e ruajtur rendin dhe distancën sociale edhepse jo të gjithë kishin mjete mbrojtëse (maska e dorëza).
Brengosëse ishte situata te butikët (shitoret e veshmbathjes) ku pa asnje kriter (shumica e klienteve pa mjete mbrojtese dhe pa e respektue distancën kanë shkaktue tollovi nëpër këto shitore). Janë pa edhe nga 20, 30 e më shumë klientë në hapsira të kufizuara e që potencialisht e rrezikojnë njëri tjetrin.
Ngjashëm ka qenë edhe nëpër shitoret që ofrojnë mallëra sezonale me çmime joshëse.
Komuna, bashkë me inspektoratin e MSH dhe me PK-në duhet të jenë shumë aktivë në vendosjen e rregullit te rresprktimi i distancës dhe te bartja e mbrojtjes në vendet e frekuentuara. Perndryshe komuna rrezikon qe t’i kyhehet nje vale e re e të infektuarve me Covid19.
Nëse kapacitetet e saj dhe të weverisë nuk mjaftojnë, komuna duhet të formojë shumë ekipe vullnetarësh të cilët do të kujdestaronin me ndërrime të shkurtëra 4 orëshe pranë të gjitha aktiviteteve kudo nëpër qytet.
Apelojmë te autoritetet e komunës që me kohë të ndërnerr veprimet e duhura se ndryshe mund të bëhet edhe keq efhe vonë.
#KomunëVeproMeKohë