Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani, Alban Hyseni dhe Arijeta Rexhepi, bashkë me asambleistët Nehat Osmani, Anila Tusha-Kastrati dhe Krenare Latifi, kanë vizituar fshtartat Velekincë, Lladovë dhe Lashticë shkruan Radio Star.
Përmes një postimi në facebook, kanë kritikuar qeverisjen lokale, duke thënë se fshatrat Velekincë, Lladovë dhe Lashticë, kanë telashe infrastrukturore.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, përmes një komenti në facebook, ka reaguar ashpër ndaj tyre, duke thënë se në fshatrat në të cilët është punuar më së shumti po mundohen të i mashtrojn banorët e këtyre fshatra.
Komenti i Drejtorit të Shërbimeve Publike:
Ne fshatrat ne te cilat eshte punuar me se shumti, keta mjeranat u mundojkan me mashtru sipas porosise qe kan. Turp, por mire qa banorët e këtyre fshatrave i shijojne punet qe jane bere./radiostar/