Organizata për Hulumtim e Monitorim, nëpërmjet një deklarate publike, ka deklaruar se është kundër që zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ta drejtoj AKR-ja, transmeton AFEDS.
“Organizata joqeveritare Qendra për Hulumtim dhe Monitorim me seli në Preshevë, marrëveshjen politike në mes të VV- së dhe AKR- së, ku kjo e fundit do të drejtojë me Zyrën për Preshevë, e sheh vetëm si emërim partiak dhe aspak për t’u dalur në ndihmë qytetarëve të Luginës”, thuhet në reagim.
E gjithë shpresa e banorëve të qyteteve shqiptare në Serbi, është tek qeveria lokale në Gjilan.
“Shpresojmë që qeverisja aktuale në Gjilan do ta shqyrtojë edhe një herë këtë vendim dhe të depolitizojë problemet e shqiptarëve të PMB-së. Sepse, kjo qasje e pushtetit komunal ndaj shqiptarëve në Serbi tregon qartë se sa joserioz janë në zgjidhjen problemeve të tyre dhe se sa ngushtë e shohin ata këtë çështje”, shkruhet në reagim.
Reagimi plotë:
Zyren për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk duhet ta drejtojë AKR- ja.
Organizata joqeveritare Qendra për Hulumtim dhe Monitorim me seli në Preshevë, marrëveshjen politike në mes të VV- së dhe AKR- së, ku kjo e fundit do të drejtojë me Zyrën për Preshevë, e sheh vetëm si emërim partiak dhe aspak për t’u dalur në ndihmë qytetarëve të Luginës.
Konsiderojmë se kjo marrëveshje shërben për t’i përmbushur apetitet për punësime familjare dhe politike.
Në këtë pozitë, mendojmë se duhet emëruar individë, të cilët janë përballur me këtë kauzë dhe të cilët kanë përcjelluar nga afër gjendjen e shqiptarëve në PMB, të cilët janë diskriminuar në vazhdimësi nga qeveria e Beogradit.
Ata janë individë të cilët posedojnë me mijëra dosje të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe të cilët kanë punuar dhe punojnë vullnetarisht ku kanë dhënë çdo gjë nga vetja e tyre për kauzën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Shpresojmë që qeverisja aktuale në Gjilan do ta shqyrtojë edhe një herë këtë vendim dhe të depolitizojë problemet e shqiptarëve të PMB-së.
Sepse, kjo qasje e pushtetit komunal ndaj shqiptarëve në Serbi tregon qartë se sa joserioz janë në zgjidhjen problemeve të tyre dhe se sa ngushtë e shohin ata këtë çështje.
QHM Preshevë 18.01.2021