Komuna e Gjilanit nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se banimi i përballueshëm i premtuar nga Albin Kurti po jetësohet. Gjatë fushatës premtuan banim të përballueshëm për 4000 persona ndërsa tani në fund të mandatit po tregojnë që kanë dështuar në realizimin e këtij projekti. Jetësimi nënkupton ndërtimin e banesave në fund të mandatit dhe jo fillimin e saj e cila edhe sikur të kishte përfunduar me sukses prapë nuk do të dhurohej falas për qytetarët.
Premtuan banim të përballueshëm për 4000 mijë persona dhe në fund rezultati është zero.
Qeverisja lokale dhe qendrore është e specializuar vetëm në një fushë, në atë të propagandës. Të vetmit që për dështimet dhe mos-përmbushjen e premtimeve nuk kërkojnë falje, por provojnë të njëjtën ta shesin si sukses.
Gjatë qeverisjes së PDK-së u ndërtuan dy banesa për banim social. Të paktën 53 familje nga viti 2010 jetojnë në banesat sociale të ndërtuara gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit. Financimi u bë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe u dhuruan falas për familjet në nevojë.
Qyteti i Gjilanit është lënë nën mëshirën e fatit nga Albin Kurti dhe Alban Hyseni. Fillimisht i shitën shtrenjtë fjalët por nuk do të mund ta shesin përsëri mashtrimin.