Shefi i zyrës së presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar ndaj protestës së sotme të serbëve në afërsi të kufirit të Jarinjës.
Vela ka thënë se protestuesit kaluan nga “pa dorëzim” në “të tërhiqemi”, sipas tij kjo tregon sa e organizuar ishte protesta e regjimit të Serbisë.
Sipas tij, integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.
“Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë. Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela.