Skuadra e FC Dritës ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë të Conference League, duke mposhtur ekipin kundërshtar me rezultat 1 me 0 në Podujevë dhe me rezultat të përgjithshëm 3 me 1.
Pas këtij suksesi, presidenti i klubit, Flamur Bunjaku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook. Ai ka vlerësuar paraqitjen fantastike të futbollistëve në të dy ndeshjet kundër Breidablikut, duke theksuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
Bunjaku gjithashtu ka uruar tifozët për mbështetjen e tyre të palodhur, duke theksuar se të bashkuar mund të arrijnë gjëra të mëdha.
Statusi i plotë:
Dy ndeshje, dy fitore dhe jemi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës. Kemi ende punë përpara, por kjo Dritë vërtetë po shndritë. Futbollistët treguan paraqitje fantastike në 180 minuta. Urime gjithë tifozëve tanë për këtë kalim të raundit, të bashkuar mund të bëjmë gjëra edhe më të mëdha. Drita është krenaria e qytetit dhe gjithmonë ka me qenë.
I juaji FB