Ka përfunduar edhe xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com
Me fitoren e Prishtinës e Ballkanit dhe dështimin e Dritës, lufta për titullin e kampionit është bërë shumë e zjarrtë.
Prishtina ka triumfuar në derbin e madhe ndaj Dritës me rezultat 1 me 2.
Megjithatë presidenti i Dritës, Valon Murseli nuk duket të jetë mërzitur shumë pas kësaj disfatë. Në profilin e tij në Facebook, Murseli ka shkruar “Unë besoj”.
Kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën e Prishtinës ndaj Dritës në këtë edicion.