Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, ka reaguar pas aksidentit tragjik të një autobusi kosovar që ndodhi në këtë shtet, ku të paktën vdiqën 10 persona e mbi 40 të tjerë u lënduan.
Ai në një postim në Facebook i ka ngushëlluar familjarët e viktiamve, gjersa u ka shprehur shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident.
Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve që vdiqën në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod, unë simpatizoj autoritetet dhe popullin e Kosovës në këtë kohë të trishtuar për të gjithë ata. Iu uroj shërim të shpejtë pasagjerëve të lënduar”, shkroi ai.