Përmes një postimi në facebook infektologja Selvete Shurdhani, ka reaguar duke thënë se pacientët të po trajtohen në institucionet shëndetsore në Kosovë, shumica prej tyre (me përjashtime), jo që nuk janë falënderues.
Postimi i plotë:
Pacientët të cilët po trajtohen në institucionet shëndetësore në Kosovë, shumica prej tyre (me përjashtime), jo që nuk janë falënderues, por kanë pas prirje gjithmonë me kritiku, me shfaq pakënaqesi në lidhje me trajtimin e tyre.
Asnjëherë nuk kanë shpreur brengosje për vështirësitë tona që i hasim në aspektet diagnostike.
Ne duhet me qenë shumë të vëmendshëm gjatë gjithë tretmanit. pasi që jemi shumë të mangët në aspektin diagnostic, në raport me qendrat tjera.
Jemi në rrezik permanent per t’u infektuar nga pacientët e sëmurë.
Tani, a do të ketë kush brengosen për stafin mjekësor e veçanërisht për infektologët dhe teknikët që punojnë në Klinikën Infektive dhe në repartet infektive në rajon.
Edhe ne jemi krijesa dhe si të gjithe ju kemi familje e kemi shumë vështirësi.
E ju lutemi të jeni më të arsyeshem gjatë kërkimit të ndihmës mjekësore.
Se jeta e askujt nuk është më e rëndësishme se e tjetrit.
Me respekt dhe përkushtim ndaj pacientëve,