PETICION PER HOTELERI DHE GASTRONOMI
Të nderuar hotelierë, të nderuar kolegë,
Shpresoj që të gjithë jeni mirë poashtu familjet tuaja.
Shoqata hoteliere “PRO IN” duam të ju njoftojmë se kemi më shumë se një muaj duke bërë përpjekje për të gjetur një formulë të duhur për të filluar punën.
Ne kemi zhvilluar takime të ndryshme me liderët e institucioneve të vendit si dhe parashtruam kërkesa të ndryshme lidhur me idetë se si të fillojmë punën në mënyrë që dhe të mund të menaxhojmë situatën aktuale në të cilën gjendemi dhe për këtë ju kemi njoftuar me kohë.
Tentativat tona kanë qenë me përgjigjje boshe për të cilat jemi munduar tash sa kohë për të marrë një përgjigjje pozitive nga ana e institucioneve tona .
Ne kemi kërkuar edhe një takim me ministrin e shëndetësisë Z. Arben Vitia por ende nuk na është përgjigjur ftesës sonë dhe ne kemi vendosur që zëri ynë të dëgjohet dhe të shkoj deri në Kuvendin e Republikës së Kosovës me anë të një peticioni.
Duket se asnjëri nuk po llogaritë që kaq shumë jemi dëmtuar ekonomikisht duke pasur parasysh se pjesa dërmuese mbajnë familjet dhe është duke na humbur durimi.
Ne shprehim shqetësimin tonë dhe ngrehim zërin tutje deri në plotësimin e kërkesave tona.
Ne jemi të vetëdijshëm për situatën nën bllokimin e kësaj pandemie dhe shpresojmë së shpejti ti vijë fundi dhe ti kthehemi normalitetit, por edhe ne thujse kemi ngelur në kollaps dhe kjo situatë vazhdon të na shqetësojë të gjithëve.
Ne kemi aranzhuar një peticion në të cilin do ti përgjigjemi të gjithë me nënshkrimet tona si dhe përkrahjen e qytetarëve respektivisht Hotelierëve të cilat do të dërgohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Të nderuar Kolegë, në vendet europiane zëri i Hotelierëve është i madh dhe merret parasysh ndërsa tek ne qëndron ndryshe, si duket nuk po llogaritemi të tillë dhe Qeveria jonë po hesht përballë nesh she vazhdon ta anashkalojë shqetësimin tonë.
Jemi shtresë e shoqërisë pa respekt dhe pa përkrahje.
Si shoqëri jemi tërësisht të shqetësuar dhe të revoltuar, deri kur kështu do të vazhdojmë të dëmtohemi.
Ju lusim dhe presim nga të gjithë përkrahjen tuaj.
Më poshtë e gjeni të bashkangjitur aneksin. Lusim ta nënshkruani që sa më shpejt të procedurohen tutje kërkesat tona. Mos te harrojm ketu jane te perfshir te gjith bashkpuntoret tan si: Estrada Prodhuesit vendor ekipat tjera bashkpunuese.
Kerkojm ndihmen e juaj ne qdo qytet te Kosoves. Data 25.05.2020 deri ne 29.05.2020