Zyra e Kryeministrit, dënon vrasjen e një qytetari të Kosovës, nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.
Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit, fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit.
Zyra e Kryeministrit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.
Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit u ka bërë thirrje medieve që për lajmet e tilla, para se të plasojnë lajmet, të marrin informata të sakta dhe të mos përhapin të pavërteta, në të njëjtën kohë sqaron se polici i identifikuar si kryes i kësaj vepre, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt, të kryeministrit në detyrë.