Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, në repartin e Ortopedisë.
Tek një paciente e moshës 33 vjeçare, u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky, që ishte konfirmuar me Needle Biopsi.
Pas qëndrimit disa ditorë në spital, pacientja lëshohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Ekipi operator:
Dr. Veprim Presheva – Operator
Dr. Imran Shaqiri – Asistent
Dr. Rinor Velekinca – Asistent
Dr. Edon Zylfiu – Asistent
Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog
Ky tumor shumë i rrallë prek afërsisht një person në një milion banorë.
Raste si ky janë sfiduese, por njëkohësisht na bëjnë krenarë me përkushtimin e stafit tonë ndaj pacientëve.