Redon Ismaili është pjesë e listës së futbollistëve të ekipit U21 të Kosovës, të cilët do të grumbullohen për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për EURO 2025, kundër Polonisë dhe Gjermanisë.
Fillimisht të përzgjedhurit e selektorit Tovërlanit do të ballafaqohen me Poloninë më 8 shtator si mysafirë, kurse më 12 shtator do të jenë mikpritës të Gjermanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova U21 aktualisht ka 3 pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues ka shënuar fitore në shtëpi kundër Estonisë, 2:0.
Klubi i uron Redonit një përfaqësim sa më dinjitoz me fanellën ‘dardane’.