Serbët e Anamoravës janë nisur në mëngjes nga Kufca e Epërme e Gjilanit dhe kanë shkuar në Vranjë të Serbisë, ku do të votojnë në referendumin për ndryshime kushtetuese.
Fillimisht ata u mblodhën tek shkolla “Petar Petroviq Njegosh”, e pastaj nga aty u nisën me makina private për në qytetin në jug të Serbisë.
Pas moslejimit nga autoritetet e Kosovës për organizimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, qeveria në Beograd, hapi për serbët e Kosovës vendvotime edhe në Rashkë dhe Novi Pazar.